Buenos Aires

Buenos Aires

Buenos Aires është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Argjentinës dhe zona e dytë më e madhe metropolitane në Amerikën e Jugut. Ai ndodhet në bregun perëndimor të grykëderdhjes së Río de la Plata, në bregdetin juglindor të kontinentit. Qyteti i Buenos Aires nuk është pjesë e Provincës Buenos Aires dhe as kryeqyteti i kësaj province.