Barcelona

Barcelona

Barcelona është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Katalonisë dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë, pas Madridit, me një popullsi prej 1,621,537 brënda kufijve të saj administrativë në një sipërfaqe prej 101,4 km2. Zona urbane e Barcelonës shtrihet përtej kufijve administrative të qytetit me një popullsi prej mbi 4.2 milion në një sipërfaqe prej 803 km2, duke qenë zona e gjashtë më e populluar urbane në Bashkimin Evropian pas Parisit, Londrës, zonës së Ruhrit, Madridit dhe Milanos. Rreth 5 milionë njerëz jetojnë në zonën metropolitane të Barcelonës.